Presidentja Osmani takim me George W. Bush: Avokat i Pavarësisë së Kosovës!

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar ditën e sotme me ish presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George W. Bush.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Osmani përmes një postimi në faqen e saj në Facebook, ku e ka cilësuar Bush si një avokatë të Pavarësisë së Kosovës.

Osmani ka thënë gjithashtu se Bush paralajmëroi Pavarësinë e Kosovës në vitin 2007 në Tiranë, përmes një fraze që sipas saj do të mbetet gjatë në histori: ‘Mjaft është mjaft. Kosova është e pavarur’.

“’Mjaft është mjaft. Kosova është e pavarur’, është fraza paralajmëruese për pavarësinë e Kosovës, e Presidentit George Ë. Bush në Tiranë më 2007, e cila do të mbetet e gdhendur në analet e historisë si një afirmim i vendosur i të drejtës së Kosovës për të qenë e pavarur dhe sovrane.

Kënaqësi që takova lajmëtarin e pavarësisë së Kosovës, Presidentin Bush, i cili ishte një avokues i vendosur për pavarësinë e Kosovës dhe vazhdon të mbetet një mik dhe mbështetës i popullit të Kosovës.  ”, ka shkruar Osmani.

Share This Article