Presidentja Osmani takon delegacionin belg: anëtarësimi në Partneritetin për Paqe t`i paraprijë atij në NATO

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidentja, Vjosa Osmani, gjatë një takimi me një delegacion nga Parlamenti Federal i Mbretërisë së Belgjikës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, tha se synimi i Kosovës është që, anëtarësimi në Partneritetin për Paqe t`i paraprijë atij në NATO.

Sipas saj, këto hapa kontribuojnë në stabilitetin jo vetëm të Kosovës, por edhe të rajonit.

Delegacioni nga Parlamenti Federal i Mbretërisë së Belgjikës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, kryesohej nga Theo Francken.

Sipas presidentes Osmani, Kosova është e përkushtuar në përmbushjen e obligimeve të saj si partnere në promovimin e sigurisë dhe stabilitetit rajonal.

“Një pjesë e takimit iu kushtuar edhe mundësive të bashkëpunimit ndërparlamentar dhe fusha të ndryshme me interes të përbashkët”, thuhet në njoftimin për shtyp.   

Presidentja ka falënderuar delegacionin për mbështetjen dhe përkushtimin e Belgjikës në misionin e NATO-s dhe partneritetin e saj me Kosovën.

Share This Article