Presidentja Osmani thotë se Kosova do të mbajë derën hapur për ukrainasit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

NATO duhet të përshpejtojë procesin e anëtarësimit për Kosovën dhe Bosnjën pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, thotë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Në një intervistë ekskluzive për TRT World, presidentja Osmani ka folur për ndikimin që do të ketë në Ballkan sulmi rus ndaj Ukrainës, derisa shpreh disa arsye për anëtarësimin e Kosovës në NATO, përcjell Klankosova.tv.

 ‘’Përshpejtimi i anëtarësimit në NATO është i nevojshëm për të garantuar paqen dhe stabilitetin, jo vetëm në Kosovë, por në përgjithësi në Ballkanin Perëndimor’’.

Presidentja Osmani, mes tjerash, foli edhe për aspiratat e Kosovës edhe në BE, si dhe bisedimet Beograd-Prishtinë dhe krizën e refugjatëve pas luftës në Ukrainë.

Ajo ka thënë se Kosova do t’ua hapë dyert refugjatëve ukrainas, nëse ata ndjehen të sigurt me ardhjen e tyre në vendin tonë.

Share This Article