ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Kongresi i Perusë e shpall presidentin meksikan ‘persona non grata 55 minutes ago
BE-ja detyron të lirojë ekuipazhin pas sulmit të piratëve somalezë ndaj tankerit 59 minutes ago
Franca këshillon qytetarët të largohen urgjentisht nga Mali për shkak të bllokadës së karburantit nga xhihadistët 1 hour ago
Mijëra fluturime anulohen ose vonohen në SHBA për shkak të mbylljes së qeverisë 1 hour ago
Serbia hap rrugën për planin kontrovers të pronave të lidhur me Trumpin 1 hour ago
Next
Prev
Home Albania

Presidentja Osmani tregon raportet me Edi Ramën dhe për çfarë nuk pajtohet me të

albnews by albnews
8 October, 2022
in Albania, Kosova
0
Presidentja Osmani tregon raportet me Edi Ramën dhe për çfarë nuk pajtohet me të
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se nuk ka çarje në raportet e saj me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, por ka çështje për të cilat nuk pajtohet me të. Ajo tha se nuk pajtohen për çështjen e Ballkanit të Hapur, pastaj me qëndrimin e kryeministrit shqiptar sa i përket Serbisë, veçmas lidhur me luftën në Kosovë, kur sipas Osmanit, krimet dhe gjenocidin serb në Kosovë Rama i quan spastrim etnik.

Presidentja Osmani, duke folur për raportet me kryeministrin Rama, tha se “nuk ka çarje që ka të bëjë me raporte ndërpersonale, sepse ato janë tërësisht të parëndësishme dhe do të jenë gjithnjë të parëndësishme”.

RelatedPosts

Dy vjet burg dhe dëbim për një shqiptar në Francë, vodhi 25 euro dhe disa karamele

74 familjet Durrsake protestojnë para Kryeministrisë kundër projektit TID

Tre zhdukje misterioze në Përmet/ Enigma me një 66-vjeçar, në të njëjtën rrugë janë zhdukur edhe dy persona të tjerë vitet e fundi

“Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë kanë dhe do të kenë gjithnjë raporte vëllazërore dhe kjo nënkupton që ne e përkrahim kudo që mundemi dhe Shqipëria na përkrah neve si Republikë e Kosovës kudo që mundet”, tha Osmani, në një intervistë për REL.

Ajo tha se nuk ka pasur rastin ta takojë kryeministrin Rama, sepse fokusi i saj ka qenë që të merr përkrahjen e shteteve, “të cilën [përkrahje] nuk e kemi akoma dhe jo përkrahjen e shteteve të cilën e kemi. Dhe, natyrisht që përkrahjen e Shqipërisë, sa i përket anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, ne e kemi të qartë”.

“Nuk kam nevojë unë ta bind Shqipërinë që të votojë pro Kosovës, ta zëmë në Këshillin e Evropës, por kam nevojë që t’i bind shumë shtete të tjera që janë anëtare të Këshillit të Evropës që të na përkrahin në këtë proces të anëtarësimit dhe fokusi i takimeve bilaterale ka qenë aty”.

“Sa u përket çështjeve, të cilat na ndajnë, ne jemi pajtuar për të mos u pajtuar sa i përket çështjes së Ballkanit të Hapur dhe pastaj ka çështje të tjera të cilat unë, thjesht, nuk kam nevojë t’ju tregoj juve se çfarë qëndrimi ka Shqipëria, sepse ai qëndrim është publik, tha ajo.

Osmani gjithashtu tha se është publik qëndrimi i kryeministrit Rama sa i përket Serbisë dhe mund ta gjeni në fjalimet e tij.

“Është publik qëndrimi i tij ku i quan krimet në Kosovë thjesht spastrim etnik, kurse ato në Bosnje gjenocid, kur, në fakt, ju e dini shumë mirë se edhe gjykatat ndërkombëtare, përfshirë ICTY-në, kanë vendosur që në Kosovë janë kryer krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Dhe, ne jemi të bindur që do të dëshmohet shumë shpejt edhe gjenocidi i kryer në Kosovë, sepse qëllimi i Serbisë nuk ka qenë thjesht t’i dëbojë kosovarët, qytetarët shqiptarë nga Kosova. Qëllimi ka qenë shfarosja e popullit të Kosovës”, tha Osmani.

Ajo tha se “mjafton të shihni se si janë kryer disa nga masakrat më makabre, përfshirë [ato]në Gjakovë, në Poklek të Drenasit… në Prekaz, në Mejë të Gjakovës, në Reçak e shumë vende të tjera, për ta kuptuar se qëllimi ka qenë shfarosja dhe jo vetëm dëbimi”.

“Pra, të reduktohet kjo thjesht në dëbim, është dëm i madh ndaj gjithë sakrificës së popullit shqiptar”.

“Natyrisht, këto nuk janë çështje që unë kam nevojë t’i them, por meqenëse po pyesni, po e sqaroj se në qoftë se dikush – pavarësisht kush është, në Kosovë, në Shqipëri, madje edhe në SHBA dhe Evropë – thotë që në Kosovë është kryer vetëm spastrim etnik, natyrisht se përgjigja jonë është që edhe vetë NATO-ja kur ka ndërhyrë në Kosovë, ka dhënë deklaratë zyrtare që po ndërhyn për ta ndalur gjenocidin që po ndodhte në Kosovë”, tha Osmani.

Më tej ajo tha se “Kancelari [Olaf] Scholz, në konferencë për media me [presidentin rus, Vladimir] Putinin e tha që në Kosovë ka qenë duke ndodhur gjenocid, prandaj kemi ndërhyrë. Pra, në fytyrë ia tha Putinit që në Kosovë ka qenë duke ndodhur gjenocid. Presidenti [amerikan Joe] Biden e ka thënë këtë punë në Senat në atë kohë kur ishte senator përgjatë luftërave në Bosnje dhe në Kosovë, prandaj e tëra që ne kërkojmë, është që të thuhet e vërteta dhe vetëm e vërteta”.

“Nuk kemi nevojë të shpikim, sepse e vërteta është mjaftueshëm e tmerrshme rreth asaj se çfarë i ka ndodhur popullit shqiptar në Kosovë nga regjimi gjenocidal i Millosheviqit. Është me rëndësi për ne – sidomos tani që Serbia udhëhiqet nga ministri i propagandës së Millosheviqit – që ta themi të vërtetën për popullin shqiptar në Kosovë dhe për sakrificat, si dhe për krimet e tmerrshme që janë kryer kundër nesh, në mënyrë që të kemi mundësi që të trasojmë rrugën drejt drejtësisë, sepse viktimat në Kosovë meritojnë drejtësi”.

Ajo gjithashtu tha se “mijëra gra të dhunuara meritojnë drejtësi, familjet e të zhdukurve meritojnë drejtësi. Fëmijët e vrarë, të masakruar e të djegur madje për së gjalli – kemi numrin më të madh nga të gjithat luftërat në ish-Jugosllavi – ata meritojnë drejtësi dhe për të kërkuar drejtësi, për të qenë të suksesshëm në drejtësi, ne duhet ta themi të vërtetën dhe vetëm të vërtetën”.

“E vërteta e Kosovës është që kundër popullit që unë përfaqësoj, është kryer gjenocid. Spastrimi etnik ka qenë vetëm një element, andaj të reduktohet në të, është diçka që kërkon që secili prej nesh në Republikën e Kosovës ta ngrejë zërin”, tha presidentja Osmani, për REL.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Kongresi i Perusë e shpall presidentin meksikan ‘persona non grata

Kongresi i Perusë e shpall presidentin meksikan ‘persona non grata

8 November, 2025
BE-ja detyron të lirojë ekuipazhin pas sulmit të piratëve somalezë ndaj tankerit

BE-ja detyron të lirojë ekuipazhin pas sulmit të piratëve somalezë ndaj tankerit

8 November, 2025
Franca këshillon qytetarët të largohen urgjentisht nga Mali për shkak të bllokadës së karburantit nga xhihadistët

Franca këshillon qytetarët të largohen urgjentisht nga Mali për shkak të bllokadës së karburantit nga xhihadistët

8 November, 2025
Mijëra fluturime anulohen ose vonohen në SHBA për shkak të mbylljes së qeverisë

Mijëra fluturime anulohen ose vonohen në SHBA për shkak të mbylljes së qeverisë

8 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result