Presidentja Vjosa Osmani ka sqaruar deklaratën e saj lidhur me shifrën “900 banda kriminale”, duke theksuar se bëhej fjalë për numrin e rasteve dhe jo për banda të veçanta.
“Dje kemi dhënë një sqarim zyrtar. Në intervistën që kam dhënë për Politico janë bërë ndryshime të nevojshme.
Ajo çfarë kam menduar ka qenë numri i rasteve, sepse bandat serbe kanë qenë të involvuara në qindra raste, qoftë të keqpërdorimit të votave, presionit ndaj qytetarëve serb, futjes ilegale të armëve, dhunës ndaj qytetarëve, djegies së makinave,” ka deklaruar presidentja.
Ajo ka shtuar se ka pasur edhe raste të sulmeve ndaj gazetarëve dhe KFOR-it.
“93 raste kemi të sulmeve ndaj KFOR-it. Kam menduar për rastet ka qenë diçka e paqëllimshme. Jemi siguruar që të bëhet ndryshimi edhe tek versioni zyrtar”, tha Osmani.




