Presidentja Vjosa Osmani dekreton 28 dhjetorin si data e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Data 28 dhjetor është caktuar për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë.

Shpallja e kësaj date u bë nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani në një konferencë për media.

Kjo ditë për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme u vendos pas konsultimeve të të parës së shtetit me krerët e partive politike.

Presidentja Osmani këtë të enjte mblodhi krerët e partive politike me të cilët diskutoi për datën e zgjedhjeve.

Kryetari i Partisë Demokratike, Bedri Hamza, tha pak para nisjes së takimit se partia e tij preferon datën 21 dhjetor ndërsa kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përmendur dy data: 21 dhjetor ose 11 janar.

Megjithatë Presidentja ka vendosur që zgjedhjet të zhvillohen më 28 dhjetor.

Takimi erdhi pasi i mandaturi për qeverinë e re, Glauk Konjufca nga Vetevendosje, nuk arriti të merrte votat e nevojshme në seancën e një dite më parë.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen në dhjetor, do të jenë të tretat në vend brenda më pak se 12 muajsh, përfshirë zgjedhjet lokale me dy raunde të muajit të kaluar./vizionplus.tv

Share This Article