Presidentja Vjosa Osmani duket elegante në shfaqjen e modës të Valdrin Sahitit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dizenjatori shqiptar, Valdrin Sahiti ka organizuar pasarelën e modës për të prezantuar koleksionin më të ri të veshjeve.

Për këtë mbrëmje kreatori i sukseshëm ka mbledhur emrat dhe figurat më të njohura shqiptare nga arti, muzika dhe fytyrat më të njohura të ekraneve tona.

Para fillimit të sfilatës të pranishmit parakaluan në tapetin e kuq duke u ndalur para fotografëve teksa tregonin dukjet plotë stil që kishin përzgjedhur për mbrëmjen.

Foto: Instagram

Por, në këtë event nuk ka munguar as presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani e cila dukej elegante.Lexo po ashtu:Të gjitha lajmet nga Vjosa Osmani

Me makijazh më të theksuar, një xhaketë elegante me ngjyrë të bardhë të kombinuar me një minifund të zi, presidentja Osmani në këtë paraqitje dukej plotë shkëlqim.

Foto: Edita Ramadani/Instagram

Ndërkohë, kujtojmë që në këtë event disa nga emrat e njohur që morën pjesë ishin: Nora dhe Era Istrefi, Bora Zemani, Donald dhe Romeo Veshaj, Sara dhe Lori Hoxha, Leonora Jakupi e shumë të tjerë..

Foto: Edita Ramadani/Instagram

Foto: Edita Ramadani/Instagram

Share This Article