ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Tryeza festive ‘në stratosferë’/ Qytetarët: Me këto çmime nuk blejmë dot asgjë, varfëri e madhe 4 hours ago
Kurti voton në Prishtinë: Shpresoj që pjesëmarrja të jetë masive 4 hours ago
Legjenda e ekranit francez, Brigitte Bardot ndërron jetë në moshën 91-vjeçare 4 hours ago
Historia e njeriut që i dha Shqipërisë Pavarësinë numër 2: Thomas Woodrow Wilson 4 hours ago
VIDEO/ Aferat e AKSHI-t, reagon Rama: Mirlinda Karçanaj gjendet në një masë sigurie me një akuzë të hatashme, të presim drejtësinë dhe jo tenxheret politike 5 hours ago
Next
Prev
Home Maqedonia

Presion ndërkombëtar ndaj Sofjes për kontestin me Shkupin

albnews by albnews
27 December, 2020
in Maqedonia
0
Pas vetos bullgare, opozita kërkon përgjegjësi nga Qeveria e Maqedonisë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ekspertët vlerësojnë se kontesti mes Shkupit dhe Sofjes nuk mund të zgjidhet me ndërmjetësim ndërkombëtar, por me presion të shtuar ndaj Bullgarisë. Njohësi i zhvillimeve në rajon, Florian Biber tha për Alsat se historia dhe gjuha nuk janë substancë me të cilën do të mund të merrej një ndërmjetësues. Madje sipas tij, tejkalimin e kontestit mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë si dy anëtare të plotëfuqishme të NATO-s, nuk do të mund ta ndihmonte as OKB-ja e cila për 20 vjet ndërmjetësoi negociatat mes Shkupit e Athinës.

“Nuk është konflikt mes dy shteteve, por më shumë. Bullgaria po e përdor fuqinë në BE si përparësi kundër Maqedonisë së Veriut. Prandaj duhet t’i bëhet presion Bullgarisë se kjo është e papranueshme. Ka dallime historike, çështja e gjuhës, pakicës. Por nuk mendoj se duhet ndërmjetësim. Diskutimi për historinë duhet t’i lihet historianëve. Pakica nuk është lëndë dypalëshe, por është çështja nëse pakica ekziston. Ka standarde evropiane për të drejtat e pakicave.”-tha Florian Bieber, profesor.

RelatedPosts

Pse po rritet numri i turqve që kërkojnë shtetësi në Maqedoninë e Veriut?

“E kishin lënë makinën ndezur”, Policia e Tetovës jep detaje për vjedhjen e veturës së Adrit dhe Ilirianës në Maqedoninë e Veriut

Shifrat/ Rritet numri i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, ulet i maqedonasëve

Biber vlerëson se arritja e kompromisit do të jetë më e lehtë pas zgjedhjeve në fqinjin lindor, atëherë kur edhe SHBA do të ndihmojë.

“Administrata e ardhshme e Bajdenit nuk do të ketë interes të madh në Ballkan por do të jetë më e koordinuar me BE-në. Ndryshe nga administrata e Trumpit e cila punonte kundër BE-së, administrata e re do të punojë me BE-në, do të jetë më shumë multi-lateraliste, me politika si ato të Obamës. Një mesazh i qartë nga SHBA-të do të ndihmojë. Kur SHBA-të dhe shtetet tjera anëtare të BE-së të thonë se pozicionet e Bullgarisë janë destruktive për politikat euro-atlantike në rajon, do të jetë vështirë për një kryeministër bullgar t’i injorojë.”-pohoi Florian Bieber, profesor.

Deri më tani, BE ka refuzuar të përgjigjet nëse do të ndërmjetësojë, me arsyetimin se çështja dypalëshe duhet zgjidhur nga dy vendet. Madje shumë ekspertë vlerësojnë se BE nuk mund të ofrojë ndërmjetësim objektiv, përderisa njëra palë në kontest është anëtare e saj, ndërsa tjetra është kandidate. Nëse do të ketë ose jo ndërmjetësim nuk e di as Ministria e Jashtme, e cila gjithsesi ka pranuar se një gjë e tillë do të ishte e dobishme./ALSAT/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Tryeza festive ‘në stratosferë’/ Qytetarët: Me këto çmime nuk blejmë dot asgjë, varfëri e madhe

Tryeza festive ‘në stratosferë’/ Qytetarët: Me këto çmime nuk blejmë dot asgjë, varfëri e madhe

28 December, 2025
Kurti voton në Prishtinë: Shpresoj që pjesëmarrja të jetë masive

Kurti voton në Prishtinë: Shpresoj që pjesëmarrja të jetë masive

28 December, 2025
Legjenda e ekranit francez, Brigitte Bardot ndërron jetë në moshën 91-vjeçare

Legjenda e ekranit francez, Brigitte Bardot ndërron jetë në moshën 91-vjeçare

28 December, 2025
Historia e njeriut që i dha Shqipërisë Pavarësinë numër 2: Thomas Woodrow Wilson

Historia e njeriut që i dha Shqipërisë Pavarësinë numër 2: Thomas Woodrow Wilson

28 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result