Franca ka mohuar së fundmi pretendimet e bëra nga Rusia se në Ukrainë po luftonin mercenarë francezë.
Duke iu përgjigjur një deklarate të bërë në fillim të kësaj jave nga ministria ruse e mbrojtjes se Rusia kishte vrarë mercenarë francezë në Kharkiv, ministria e jashtme franceze tha se vendi po ndihmonte Ukrainën me furnizime, por jo me mercenarë.
Sipas mediave britanike pas kësaj Rusia ka thirrur në ministrinë e Jashtme ambasadorin e Francës në vend.
“Forcat ruse kanë shkatërruar një pikë ku ndodheshin luftëtarë të huaj të Ukrainës, mes tyre edhe dhjetëra francezë. Sakaq, ambasadori i Francës është thirruë në Ministrinë e Jashtme” , ushpreh zëdhënsja e këtij institucioni Maria Zakharova.