Pretendohet se SHBA u ka dhënë leje shteteve Baltike të dërgojnë armët e tyre amerikane në Ukrainë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një lëvizje e re ka ardhur nga administrata amerikane teksa pas grumbullimit ushtarak të Rusisë në rajonet afër kufirit ukrainas janë rritur shqetësimet se ushtria ruse do të hyjë në Ukrainë

Pretendohet se SHBA-ja u ka dhënë leje Letonisë, Lituanisë dhe Estonisë që të dërgojnë armët e tyre të prodhimit amerikan në Ukrainë me qëllim që të mbështesin këtë vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Një lëvizje e re ka ardhur nga administrata amerikane teksa pas grumbullimit ushtarak të Rusisë në rajonet afër kufirit ukrainas janë rritur shqetësimet se ushtria ruse do të hyjë në Ukrainë.

Në lajmin e gazetës amerikane “Wall Street Journal” të bazuar në një zyrtar, pretendohet se SHBA-ja u ka dhënë leje anëtarëve të rajonit Baltik të NATO-s, Letonisë, Lituanisë dhe Estonisë që të dërgojnë raketat anti-tank Javelin dhe anti-ajrore Stinger me qëllim për të mbështetur ushtrinë ukrainase.

Një zyrtar që ka folur për gazetën ka thënë se administrata e presidentit amerikan Joe Biden ka njoftuar Kongresin lidhur me miratimin e shitjes së helikopterit transportues Mi-17 për Ukrainën.

Ndërkohë Departamenti amerikan i Mbrojtjes dhe Departamenti i Shtetit janë shmangur të japin deklarata për këto dy çështje.

Teksa tensionet në rajon janë përshkallëzuar, sekretari i Shtetit, Antony Blinken vizitoi Kievin dhe përsëriti mbështetjen për Ukrainën.

SHBA-ja paralajmëron se do të vendosë sanksione të rënda ndaj Rusisë nëse pushton Ukrainën.

Blinken dhe ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov do të takohen sot në Gjenevë për të biseduar për sigurinë e rajonit dhe kryesisht tensionet në kufirin e Ukrainës.

Share This Article