• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Monday, June 9, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Kosova
Pretendonin të bëheshin pjesë e policisë së Kosovës, përjashtohen 8 persona, dolën pozitivë në testet e drogës

Pretendonin të bëheshin pjesë e policisë së Kosovës, përjashtohen 8 persona, dolën pozitivë në testet e drogës

by albnews
6 April, 2024
in Kosova
0
9
VIEWS

Testimet e fundit të pretenduesve për kadetë në Policinë e Kosovës zbuluan se së paku 13 nga afro 1.000 të testuarit, rezultuan pozitivë për përdorimin e drogave. Së paku tetë prej tyre u përjashtuan nga procesi i rekrutimit. Në shqyrtimin e rasteve të tyre tashmë janë të përfshira edhe gjykatat. Për t’u pranuar në Policinë e Kosovës, kandidatët për kadetë duhet t’u nënshtrohen disa kontrolleve, përfshirë testet për disa lloje të drogave, ato mjekësore, psikologjike e të tjera.

Testet për droga deri në fund të vitit të kaluar janë kryer në institucione private, por pas një marrëveshjeje mirëkuptimi mes Policisë së Kosovës dhe Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, kanë kaluar në institucionet shtetërore. Drejtori i Klinikës së Biokimisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Shemsi Veseli, konfirmon për Radion Evropa e Lirë se disa kandidatë të testuar aty, kanë dalë pozitivë në testet për amfetaminë dhe disa lloje të tjera të substancave narkotike.

“Në grupin e parë prej 426 personash, në muajin janar, tetë kanë rezultuar pozitivë, kurse sa i takon grupit në muajin mars, prej 519 personash, pozitivë kanë rezultuar pesë”, thotë Veseli.

“Duhet përmendur se në grupin e parë kanë dalë kryesisht pozitivë në amfetaminë, ndërsa në grupin e dytë ka qenë një laramani substancash”, shton ai.

Në Policinë e Kosovës thonë se për tetë kandidatët e parë që kanë dalë pozitivë në substanca narkotike, është marrë tashmë vendimi për përjashtimin e tyre nga procesi i rekrutimit. Për pesë të tjerët pritet të merret vendimi i njëjtë.

“Kandidatët që nuk i plotësojnë standardet e kërkuara në një nga fushat ku kryhen kontrollet mjekësore/psikologjike, nuk mund t’i vazhdojnë më tej procedurat për t’u bërë kadetë të Policisë së Kosovës”, thuhet në një deklaratë të këtij institucioni dhënë Radios Evropa e Lirë.

Policia e Kosovës nuk iu përgjigj pyetjes së REL-it nëse në të kaluarën, kur testet janë kryer në institucione private, ka pasur raste pozitive për përdorim drogash. Radio Evropa e Lirë mori vesh se së paku dy prej kandidatëve për kadetë, të cilët u përjashtuan nga procesi i rekrutimit, kanë ngrituar tashmë padi në gjykata kundër Policisë së Kosovës. Për njërin prej rasteve, Gjykata Themelore në Prizren konfirmoi për REL-in se ka marrë një aktvendim procedural, duke kërkuar nga Klinika e Biokimisë në QKUK që të bëjë ekspertiza të hollësishme, që do të konfirmonin nëse personi në fjalë është përdorues i substancave narkotike. Në sqarimin për REL-in, gjykata tha se është kërkuar që të saktësohet se cilës periudhë kohore i referohet rezultati, nëse ai pasqyron vetëm gjendjen aktuale apo edhe një periudhë më të gjatë kohore.

“Propozuesi [paditësi] e ka për obligim që institucionit të lartcekur [Klinikës së Biokimisë] t’ia lejojë kryerjen e kësaj ekspertize, apo të paraqitet në institucionin e lartcekur pas thirrjes nga ana e tij”, thuhet në deklaratën që Gjykata Themelore në Prizren i dha REL-it.

Aty, po ashtu, theksohet se pas pranimit të raportit të ekspertizës, gjykata do të vazhdojë me trajtimin e rastit. REL-i kontaktoi edhe avokatin e paditësit, por ai tha se nuk i lejohet të flasë. Gjykata Themelore në Prishtinë, në anën tjetër, nuk iu përgjigj interesimit të REL-it për të komentuar padinë e ngritur në këtë institucion. Ngjashëm, as Policia e Kosovës nuk i komentoi paditë kundër saj. Drejtori i Klinikës së Biokimisë, Shemsi Veseli, thotë se testimet në QKUK zvogëlojnë rrezikun që policët e ardhshëm të jenë përdorues të substancave abuzuese. Për testet e kryera në Biokimi, ai thotë se nuk ka asnjë dyshim.

“Nuk duhet të ketë hezitim [për pranimin e rezultatit], sepse testet janë të sigurta dhe nuk ka njëanshmëri. Ne i bëjmë testet dhe nuk i shohim emrat, nuk i njohim kandidatët… Gjykata e ka ngritur këtë çështje dhe ne do të përgjigjemi”, thotë Veseli, por pa dhënë më shumë hollësi.Specialisti i toksikologjisë, Nardi Sheqerxhiu, thotë se testet që përdoren në QKUK për identifikimin e substancave narkotike ose abuzuese, janë të shpejta ose rapide dhe realizohen përmes urinës.

“Amfetamina detektohet në urinë deri në 48 orë pas përdorimit të fundit. Pas 48 orëve, testi i amfetaminës në urinë mund të rezultojë negativ, ngase substancat e konsumuara vazhdimisht eliminohen me urinë”, thotë Sheqerxhiu për Radion Evropa e Lirë.Kjo nënkupton se nëse një kandidat për kadet policor, që ka rezultuar pozitiv për amfetaminë, mund të rezultojë negativ nëse ritestohet. Sheqerxhiu thotë se ekzistojnë disa teste që mund të kryhen përmes flokëve, të cilat japin rezultate për një periudhë më të gjatë pas përdorimit të fundit të substancave abuzuese, porse ato, sipas tij, nuk kryhen në Kosovë. E formuar gati 25 vjet më parë, Policia e Kosovës ka mision “të ofrojë zbatimin e ligjit në mënyrë profesionale, efektive dhe efikase”. Ajo numëron mbi 9.000 pjesëtarë me grada të ndryshme. Pagat e tyre nisin nga 210 euro në muaj për kadetët policorë deri në mbi 1.500 euro në muaj për drejtorin e përgjithshëm. Policët e Kosovës nuk kanë as sigurim shëndetësor, as jetësor.

Previous Post

Aksidenti tragjik në Kanada, kush janë shqiptarët që humbën jetën

Next Post

Stoltenberg: NATO nuk ka plane të dërgojë trupa në Ukrainë

albnews

albnews

Related Posts

Këto do të jenë sanksionet e para që BE do t’i heqë Kosovës
Kosova

Këto do të jenë sanksionet e para që BE do t’i heqë Kosovës

8 June, 2025
Heqja e simboleve të UÇK-së nga ‘Arena Kombëtare’, reagon OVL: Ai flamur është varri i atyre që s’u kthyen kurrë, na dhemb zemra oj nanë Shqipni
Albania

Heqja e simboleve të UÇK-së nga ‘Arena Kombëtare’, reagon OVL: Ai flamur është varri i atyre që s’u kthyen kurrë, na dhemb zemra oj nanë Shqipni

8 June, 2025
Kurti pas barazimit Shqipëri-Serbi: Të pakënaqur nga rezultati, por jo nga Kombëtarja
Albania

Kurti pas barazimit Shqipëri-Serbi: Të pakënaqur nga rezultati, por jo nga Kombëtarja

8 June, 2025
Next Post
Stoltenberg: NATO nuk ka plane të dërgojë trupa në Ukrainë

Stoltenberg: NATO nuk ka plane të dërgojë trupa në Ukrainë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Pas Tiranës, KAS vendos të rinumërojë votat edhe në qarkun e Fierit

Pas Tiranës, KAS vendos të rinumërojë votat edhe në qarkun e Fierit

9 June, 2025
Ish-boksieri ftesë Trump: Eja qëndro një javë në shtëpinë time, atëherë do e kuptosh se ç’po ndodh në Ukrainë

Ish-boksieri ftesë Trump: Eja qëndro një javë në shtëpinë time, atëherë do e kuptosh se ç’po ndodh në Ukrainë

9 June, 2025
Frikë nga Rusia, Superfuqia e Europës plan miliarda eurosh për të rinovuar bunkerët

Frikë nga Rusia, Superfuqia e Europës plan miliarda eurosh për të rinovuar bunkerët

9 June, 2025
Nuk ka pushim! Kuqezinjtë rikthehen në fushë, Gjimshiti mungon për Letoninë

Nuk ka pushim! Kuqezinjtë rikthehen në fushë, Gjimshiti mungon për Letoninë

8 June, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4839 shares
    Share 1936 Tweet 1210
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2443 shares
    Share 977 Tweet 611
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1897 shares
    Share 759 Tweet 474
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1827 shares
    Share 731 Tweet 457
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1708 shares
    Share 683 Tweet 427
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM