James Rodriguez është prezantuar te Al-Rayyan.
Pas disa viteve të vështira në Real Madrid, Bayern dhe së fundmi Everton, James vendosi të largohet nga top pesë ligat e evropiane dhe të shkojë në Katar.
Ai, gjatë prezantimit, ka thënë se ajo çfarë dëshiron është të luajë çdo tre ditë, të jetë gjithmonë në fushë, gjë që nuk e bënte me Realin, as me Bayernin dhe rrallë edhe me Evertonin, ku nuk e lan rehat dëmtimet.
“Unë thjesht dua të jem i lumtur. Të luaj çdo tre ditë dhe tifozët të shohin futboll të mirë”, u shpreh James.
“Nuk kam ardhur këtu për të qenë i qet, por për të fituar”, shtoi ai, që ka rikthyer numrin e preferuar, numrin 10.
Trajner i James në Katar do të jetë ishi i Francës, Laurent Blanc.

