U publikua sot projektligji kundër Brexit-it pa marrëveshje, që fronti kundërshtar me Boris Johnson po përgatitet ta paraqesë nesër në Dhomën e Komuneve, pas rihapjes së Parlamentit britanik.
Sipas këtij ligji parashikohet se qeveria nuk mund të përfundojë largimin nga BE-ja më 31 tetor në mungesë të një marrëveshje të ndarjes me Brukselin, pa marrë një konsensus parlamentar.
Për të filluar procesin, propozimi duhet të procedohet nga një iniciativë e Parlamentit për t’i marrë kontrollin e kalendarit ekzekutivit./ATSH/