Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar: “Për t’i ndihmuar pronarët e bizneseve të vogla të paguajnë punëtorët edhe nëse ata kanë ngadalësuar ose ndalur operacionet e tyre për shkak të COVID-19, ne prezantuam Subvencionin e Pagave të Urgjencës në Kanada. Dhe për shkak se ne duam që kjo të ndihmojë sa më shumë njerëz të jetë e mundur, ne do të zbatojmë rregulla më fleksibël.
Ne thamë se bizneset do të duhet të tregojnë një rënie të të ardhurave prej 30% krahasuar me të njejtin muaj një vit më parë. Kjo mund të jetë e vështirë për disa biznese të reja, prandaj, për këtë qëllim do lejojmë lejojmë që ata të përdorin periudhën janar-shkurt si periudha referimi.
Nëse bizneset do përdorin Marsin për të krahasuar të ardhurat, ata do të duhet vetëm të tregojnë një rënie prej 15% sepse ndikimet e COVID-19 u ndien në mesin e këtij muaji. Dhe sa i përket shoqatave dhe organizatave bamirësi dhe jofitimprurëse, ato mund të përfshijnë ose përjashtojnë fondet e qeverisë në të ardhurat e tyre.