Prezantuesi radiofonik 55-vjeçar vdes në transmetim direkt nga ataku kardiak në Britani

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një prezantues radiofonik ka vdekur sot nga një atak kardiak i dyshuar, teksa drejtonte programin e tij të përditshëm të mëngjesit.

55 vjeçari Tim Gough, po jepte programin e tij GenX Radio Suffolk kur papritur muzika ndaloi në mesin e këngës, rreth një orë pas nisjes së programit.

Muzika kishte rinisur disa minuta më vonë por zoti Gough, i cili ishte duke folur disa momente më herët, nuk u rikthye më dhe stacioni konfirmoi se ai kishte vdekur.

GenX Radio Suffolk shkruante në rrjetet sociale: “Me zemër të rëndë iu informojmë se prezantuesi programit të mëngjesit Tim Gough ka ndërruar jetë sot duke prezantuar programin e tij”.

Kolegët e tij shtonin se grupet e ambulancës erdhën shpejt në vendngjarje por megjithë përpjekjet e tyre për ta risjellë në jetë për afro 20-25 minuta, nuk kishin arritur ta ndihmonin.

Në profilin e tij në radion e Suffolk thuhej se Tim ishte i lindur e rritur aty dhe prezantonte në radio prej 25 vjetësh.

Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së tij të papritur por ngushëllimet vërshuan në faqen e stacionit radio dhe në rrejtët sociale pas njoftimit të tragjedisë.

Linda shkruante në Facebook: “Një lajm kaq i trishtë, ishte bukur të dëgjoje zërin e tij të gëzueshëm në mëngjes.

Kelly-Anne komentonte: “Miku im i dashur, nuk e kuptoj do të këtë humbje. Programi i tij ishte gjëja më e bukur e mëngjesit, RIP.’

Share This Article