Prezantuesja britanike që vuan nga kanceri, Deborah James në një postim zemërthyes tregoi si babai ia kreh flokët: Nuk kam më forcë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gazetarja dhe prezantuesja angleze, Dame Deborah James, ka postuar një fotografi zemërthyese në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet babai i saj duke ia krehur flokët në ditën e baballarëve, pasi asaj nuk i ka mbetur forcë për ta bërë vetë.

Në postim, 40-vjeçarja dukej e brishtë e ulur në një karrige, ndërsa babai i saj Alistair ia krihte flokët.

“Gëzuar Ditën e Babait! Po, babi po mi kreh flokët, sepse nuk kam më forcë ta kreh këtë”, ka shkruar krahas publikimit.

(Foto: Instagram/bowelbabe)

Deborah po qëndron në shtëpinë e prindërve të saj në Woking, ku po merr kujdesin e fundit të jetës pas një beteje të guximshme pesëvjeçare me kancerin e zorrëve.

Nëna e dy fëmijëve e ka dokumentuar betejën e saj të guximshme me ndjekësit e saj besnikë që nga fillimi i mjekimit para vitesh.

Momenti prekës vjen pasi ajo shkroi një mesazh tronditës, ndërsa përgatitej për Ditën e Babait të dielën.

Aktivistja i këshilloi njerëzit që t’u thoshin prindërve të tyre se i duan pa masë, ndërsa diskutoi për djalin e saj 14 vjeçar, Hugo.

“Nuk kam qenë gjithmonë e prirë për t’i thënë babait se sa shumë e dua, kështu që merreni nga unë, thjesht thuaje. Asnjëherë nuk e dini se kur mund të jetë shansi juaj i fundit”.

“Është shumë e vështirë kur e mendoj se nuk do të arrij ta shoh djalin tim kur të jetë bërë baba”, ka thënë moderatorja për The Sun.

Deborah kohët e fundit zbuloi se po vazhdonte të ndihej e bekuar që kishte një ditë tjetër për të jetuar dhe se tashmë kishte mbijetuar diagnozën e jetëgjatësisë që kishte marrë nga spitali.

Share This Article