Prigozhin “bëhet i gjallë” nga Afrika, kreu i “Wagnerit” shfaqet në shkretëtirë me armë në dorë. Ja mesazhi që përcjell

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shefi i grupit  “Wagnerit”, Yevgeny Prigozhin, ka publikuar videon e parë të tij qëkur anuloi rebelimin nga Rusisë.

Në një video të publikuar në rrjetin social Telegram, Prigozhin tha se po qëndron në Afrikë. Ai u pa duke qëndruar pranë një shkretëtire me armë në duar, e në prapavijë shihen edhe persona të tjerë, që besohet se janë pjesë e ekipit të tij, raportoi “Independent”.

“Temperatura është mbi 50 gradë, siç na pëlqen. ‘Wagneri’ e bën Rusinë edhe më të madhe në tërë kontinentet dhe Afrikën më të lirë. Drejtësi dhe lumturi për popullin afrikan, po ua bëjmë jetën makth ISIS-it, Al-Kaedas dhe banditëve të tjerë”, u shpreh ai në këtë video, derisa vërtetësia e pamjeve nuk është verifikuar nga mediat ndërkombëtare.

Udhëheqësi i mercenarëve ka shtuar më pas se ekipi i tij do t’i përmbushë detyrat që i ka ndërmarrë.

Ai ka bërë thirrje që t’i bashkohen “Wagnerit”.

Raportet mes Prigozhinit dhe presidentit rus, Vladimir Putin, janë ftohur pasi “Wagneri” nisi rebelimin ndaj Rusisë, me arsyen se ishte lënë i vetëm në luftën në Ukrainë.

Share This Article