• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Thursday, May 15, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
“Prigozhin kujdes me ushqimin”, shefi i CIA-s zbërthen rebelimin e Wagner dhe hakmarrjen e Putin

“Prigozhin kujdes me ushqimin”, shefi i CIA-s zbërthen rebelimin e Wagner dhe hakmarrjen e Putin

by albnews
21 July, 2023
in Bota
0
0
VIEWS

Hakmarrja e Vladimir Putin ndaj Yevgeny Prigozhin nuk ka përfunduar.

Në këtë përfundim ka arritur CIA amerikane, me drejtorin e saj që në Forumin e Sigurisë në Aspen tha se Presidenti rus po përpiqet të blejë kohë ndërkohë që po punon për goditjen finale ndaj shefit të Wagner, i cili i doli duarsh me rebelimin e armatosur në qershor.

Sipas William Burns, kryengritja e ish-kuzhinierit të Putin ekspozoi dobësi të rëndësishme në sistemin e pushtetit që kreu i Kremlinit ka ndërtuar dhe për këtë arsye lideri rus do të kërkojë ende hakmarrje ndaj Prigozhin.

“Çfarë po shohim është një kërcim shumë i ndërlikuar”, tha të enjten shefi i CIA-s.

“Prigozhin ka lëvizur, por ka qenë në kryeqytetin e Bjellorusisë, Minsk kohët e fundit, si dhe në Rusi, tha ai kur u pyet për një video të fundit që tregonte shefin e Ëagner në Bjellorusi. Putin ka të ngjarë të përpiqet të blejë kohë ndërsa ai përpunon mënyrën më të mirë për t’u marrë me liderin e grupit Wagner”, shtoi Burns.

Ky grup mercenar ka ende vlerë për lidershipin e Rusisë në vende si Afrika, Libia dhe Siria dhe ndaj ka të ngjarë që Putin po përpiqet të ndajë grupin nga udhëheqësi.

“Putini është lloji i personit që në përgjithësi mendon se hakmarrja është një pjatë që shërbehet më së miri e ftohtë. Në përvojën time, Putini është apostulli i fundit i shpagimit, kështu që do të habitesha nëse Prigozhin i shpëtonte ndëshkimit të mëtejshëm”, u shpreh Burns.

Deklarata e shefit të CIA-s vjen pak kohë pasi presidenti amerikan Joe Biden ngriti dyshimet se ekziston rreziku që shefi i Wagner të helmohet.

“Nëse unë do të isha ai, do të kisha kujdes se çfarë haja. Do isha i vëmendshëm me menunë time”, tha presidenti amerikan.

Edhe Burns i bëri jehonë këtij paralajmërimi të Biden duke thënë: “Po të isha Prigozhin, nuk do ta pushoja nga puna degustuesin e ushqimit tim“.

Në vijim, shefi i CIA-s zbuloi se agjencia e inteligjencës ka pasur me të vërtetë informacion paraprak për kryengritjen, duke konfirmuar raportet e mëparshme.

Ai shtoi se ajo që ishte më e habitshme ishte se Putin u ndje i detyruar të bënte një marrëveshje me një njeri që dikur ishte nën urdhrat e tij.

“Rebelimi ishte sulmi më i drejtpërdrejtë që Putin ka parë në 23 vitet e tij në pushtet, duke përfshirë edhe sfidimin e drejtpërdrejtë të justifikimit të Kremlinit për luftën në Ukrainë, me Prigozhin që tha hapur se ajo ishte ndërtuar mbi gënjeshtra. Putin ka projektuar një imazh të vetes si arbitri i rendit në Rusi, dhe kështu 36 orët e rebelimit do të kenë bërë shumë njerëz në vend të pyesin vetën ‘nëse perandori nuk kishte rroba ose të paktën pse po i merr kaq shumë kohë për t’i veshur’“, deklaroi me ironi Burns.

Kreu i CIA-s po ashtu është i bindur se, nëqoftëse Ukraina bën përparime të mëtejshme në fushën e betejës, atëherë shumë rusë do t’i rikthehen duke i kushtuar vëmendje kritikave të Prigozhin ndaj luftës dhe Kremlinit.

Duke shpjeguar se për Perëndimin nuk është çudi që kundërofensiva ukrainase nuk po rezulton efikase, Burns nënvizoi se ka shenja që tregojnë se Rusia mund të sulmojë anijet në Detin e Zi dhe më të fajësojë ukrainasit për të krijuar tension te aleatët.

Previous Post

Ndotja dhe numri i madh i vizitorëve, Amsterdami ndalon kroçieret 

Next Post

Nga azili politik te ekstradimi, avokati shqiptar në Angli tregon procedurat që presin Ahmetajn

albnews

albnews

Related Posts

Konfuzion për bisedimet e paqes, Trump: Asgjë nuk ndodh nëse unë dhe Putin nuk bëhemi bashkë
Bota

Konfuzion për bisedimet e paqes, Trump: Asgjë nuk ndodh nëse unë dhe Putin nuk bëhemi bashkë

15 May, 2025
Arrestohet këngëtari i njohur amerikan, Chris Brown
Bota

Arrestohet këngëtari i njohur amerikan, Chris Brown

15 May, 2025
SHBA po shqyrtojnë zhvillimin e një aeroplani luftarak me dy motorë
Bota

SHBA po shqyrtojnë zhvillimin e një aeroplani luftarak me dy motorë

15 May, 2025
Next Post
Nga azili politik te ekstradimi, avokati shqiptar në Angli tregon procedurat që presin Ahmetajn

Nga azili politik te ekstradimi, avokati shqiptar në Angli tregon procedurat që presin Ahmetajn

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
I gënjeu për 1 muaj shqiptarët, Rama tani flet si Berisha: Për të hyrë në BE duhet të plotësojmë kriteret

I gënjeu për 1 muaj shqiptarët, Rama tani flet si Berisha: Për të hyrë në BE duhet të plotësojmë kriteret

15 May, 2025
Osmani: Moskonstituimi i Kuvendit po rrezikon fondet nga BE-ja, rreth 900 milionë euro

Osmani: Moskonstituimi i Kuvendit po rrezikon fondet nga BE-ja, rreth 900 milionë euro

15 May, 2025
Konfuzion për bisedimet e paqes, Trump: Asgjë nuk ndodh nëse unë dhe Putin nuk bëhemi bashkë

Konfuzion për bisedimet e paqes, Trump: Asgjë nuk ndodh nëse unë dhe Putin nuk bëhemi bashkë

15 May, 2025
Arrestohet këngëtari i njohur amerikan, Chris Brown

Arrestohet këngëtari i njohur amerikan, Chris Brown

15 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4704 shares
    Share 1882 Tweet 1176
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2394 shares
    Share 958 Tweet 599
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM