Qendra Ukrainase për Rezistencën Kombëtare njoftoi se grupi Wagner në Bjellorusi do të zhvillojë një operacion të fshehtë për datën 5 gusht. Që prej kryengritjes së dështuar të Wagner-it, me në krye Yevegeny Prigzhin, mercenarët e saj u urdhëruan të shkojnë në Bjellorusi.
“Ngjarja e një natyre të panjohur do të drejtohet nga kreu i Wagner, Yevgeny Prigozhin dhe është planifikuar për 5 gusht. Duam t’ju kujtojmë se shumica e militantëve që sapo kanë mbërritur në Bjellorusi janë terroristë me përvojë në kontrabandë dhe transport të migrantëve. Ata po përgatiten për një ‘dridhje’ të kufirit midis Polonisë dhe Lituanisë”, thuhet në deklaratë, raporton mediumi polak Onet.
Ata vunë në dukje gjithashtu se mercenarët e Wagnerit mund të vishen me uniformat e rojeve kufitare bjelloruse dhe të ndihmojnë refugjatët në përpjekje për të kaluar kufirin shtetëror.
Grupi Wagner ka pezulluar rekrutimin e mercenarëve të rinj deri në një njoftim të dytë. Ky informacion u konfirmua nga vetë Yevgeny Prigozhin, i cili tha se kapacitetet e Wagner aktualisht janë të plota.
Kujtojmë se Grupi Wagner dhe kreu i tij Yevgeny Prigozhin u gjenden në konflikt me udhëheqjen ushtarake ruse në vitin 2022, dhe situata u përshkallëzua kur anëtarët e Wagner u tërhoqën nga Ukraina dhe vendosën kontrollin mbi qytetin rus të Rostovit. Megjithatë, Wagner arriti një marrëveshje me regjimin e Putinit në Rusi dhe u tërhoq nga operacioni.