Primaret në PD, Kryesia nuk merr vendim, kalon përgjegjësinë tek Këshilli Kombëtar

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryesia e Partisë Demokratike nuk mori një vendim për një vendim për procesin e primarëve, por përgjegjësinë e miratimi të rregullores e kaloi te Këshilli Kombëtar.

Organi më i lartë statutor i Partisë Demokratike do të mblidhet këtë të mërkurë, por Sali Berisha tregoi qartë se çfarë pret nga kandidatët për deputetë që do garojnë nën siglën e PD.

Në mbledhjen e Kryesisë, kreu i PD pohoi se kërkon prej të gjithëve që të regjistrojnë nga 300 emigrantë.

“Ndaj dhe sot që koincidon dhe me miratimin e të gjithë procedurave të kandidatëve për deputetë, mendoj që në këtë udhëzim që kemi, që do diskutojmë, të shtohet kërkesa që çdo kandidat për deputet, duke filluar nga dita e sotme të ketë si detyrë të regjistrojë 300 emigrantë, dhe ta dokumentojnë këtë me screenshoot e regjistrimit të tyre që paraqesin për regjistrimin e këtyre emigrantëve, shqiptarëve jashtë vendit.

Kandidatët janë të udhëzuar të përdorin të gjitha mundësitë që kanë, por një këshillë e imja është, në arsyetimin tim është që rruga më e sigurtë për regjistrimin e tyre është puna në blloqe dhe lagjet e qyteteve dhe fshatrave tona. Gjetja e tyre, lidhja telefonike, inkurajimi i tyre, nuk përjashtohen fare takimet jashtë.

Secili kandidat tani, ka të drejtë të zgjedhë vet formën më të sigurt dhe më të suksesshme. Por çdo kandidat duhet të bëjë gjithçka për garantimin e 300 emigrantëve të regjistruar”, tha Berisha.

Share This Article