Princ Harry në gjurmët e princeshës Diana

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

 Princ Harry i Britanisë së Madhe eci sot në gjurmët e nënës së tij të ndjerë, Diana, në vendet e minierave të Angolës, gjatë ditës së pestë të udhëtimit të tij në Afrikë.

Harry, në bashkëpunim me organizatën britanike të bamirësisë ”Halo Trust”, vizitoi një fushë çminuar në qytetin Dirico.

Ai ndihmoi personalisht në shkatërrimin e një prej minave të mbetura në tokën e vendit të Afrikës Jugore.

Gjatë qëndrimit treditor në Angolë, duka i Sussex-it do të vizitojë qytetin verior të Huambo-s, ku princeshë Diana u fotografua duke përshkuar një fushë të minuar në vitin 1997.

Më pas, Harry do të udhëtojë në një qendër ortopedike që vizitoi Diana, e cila do të riemërohet pas saj.

Princesha vdiq në një aksident automobilistik në Paris në vitin 1997.

Harry vizitoi dje qytetin e Botsvanës duke ndihmuar 200 fëmijë të mbillnin pemë të reja në rezervën e pyjeve Chobe, për të luftuar ndryshimin e klimës.

Harry është në një vizitë 10-ditore në Afrikën e Jugut, së bashku me bashkëshorten e tij Meghan Markle dhe djalin e tyre 4-muajsh, Archie.

Pas Angolës, Harry do të udhëtojë për në Malawi e më pas do të ribashkohet me Meghan në Afrikën e Jugut më datë 1 tetor, një ditë para përfundimit të udhëtimit të tyre në Johanesburg. /ATSH/

Share This Article