Princ Leka dhe Elia në dasmën mbretërore që po mbahet në Rusi, e para pas 104 viteve pauzë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sot në Rusi u zhvillua dasma e parë mbretërore që nga revolucioni bolshevik i vitit 1917, që përmbysi monarkinë Romanov.

Në ceremoninë luksoze morën pjesë aristokratë nga e gjithë Evropa.

Sigurisht nuk kishte si të mungonte dhe çifti mbretëror i Shqipërisë, Princ Leka II dhe Princeshë Elia Zaharia.

Princesha Elia duket mjaft elegante me kostumin ngjyrë bojë-qielli, të kombinuar me një kapele elegante. Krahë saj Princ Leka i veshur me një kostum ashtu si një aristokrati i ka hije.

Por kush është çifti që  realizoi dasmë mbretërore pas një pauze prej 104 vitesh?

Sot  kurorëzuan dashurinë e tyre, Duka i Madh George Mikhailovich Romanov, 40 vjeç dhe e fejuara e tij italiane Rebeça Virginia Bettarini, 39 vjeç.

Ceremonia luksoze u zhvillua në katedralen e Shën Isakut në ish kryeqytetin perandorak Shën Petersburg në prani të dhjetëra mbretërve evropianë.

Qindra mysafirë të huaj udhëtuan në qytetin e dytë të Rusisë për ceremoninë e krishterë ortodokse, përfshirë Mbretëreshën Sofia të Spanjës, Princin Rudolph dhe Princeshën Tilsim të Lihtenshtajnit, dhe ish -mbretin dhe mbretëreshën e Bullgarisë.

Share This Article