Princ William: Përqendrohuni në shpëtimin e planetit Tokë dhe jo në udhëtimet në hapësirë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shpëtimi i Tokës është më i rëndësishëm sesa kërkimi i jetës në planetët e tjerë, tha Princi William në një intervistë për BBC, përpara ndarjes së çmimit mbretëror ‘Earthshot’.

Shpëtimi i Tokës është më i rëndësishëm sesa kërkimi i jetës në planetët e tjerë, tha Princi William në një intervistë për BBC, përpara ndarjes së çmimit mbretëror ‘Earthshot’.

Ky është një çmim prestigjioz për ata që japin një zgjidhje për të ndihmuar ndjeshëm mjedisin.

Duka i Kembrixhit sugjeroi që ne kemi nevojë për disa nga mendjet më të mëdha të botës “për të ruajtur këtë planet, duke mos u përpjekur që të gjejmë planetët të tjera për të shkuar dhe për të jetuar”.

Princ William, ju referua turizmit hapësinor, vetëm disa ditë pasi aktori i Hollivudit William Shatner u bë personi më i vjetër që shkoi në hapësirë.

Shatner u dërgua në hapësirë ​​në kapsulën nën-orbitale ‘Blue Origin’ të krijuar nga miliarderi dhe personi më i pasur në botë, Jeff Bezos, duke ndjekur gjurmët e mbi 500 të tjerëve deri më tani.

Që nga korriku 2021, gjithsej 574 njerëz nga 41 vende kanë shkuar në hapësirë, sipas kriterit të FAI.


Share This Article