Princesha Charlotte mbush 7 vjeç, Kate Middleton publikon fotot e reja

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tashmë është bërë traditë që për ditëlindjen e secilit prej fëmijëve të saj, Kate Middleton ndan në rrjetet sociale disa portrete të realizuara nga vetë ajo.

Edhe për 7 vitet e Charlotte nuk bën përjashtim dhe poston dy foto të vogëlushes që ka realizuar në Norfolk javën e kaluar, e cila pozon duke përqafuar qenin Orla.

Fotot tregojnë karakterin gazmor dhe të gjallë të vogëlushes, por edhe dashurinë e saj për qenin e vogël Orla, me të cilin vajza është shumë e lidhur.

Fotot janë shpërndarë edhe në rrjetet sociale të gjyshit Carlo dhe gruas së tij Camilla dhe në ato të mbretëreshës Elizabeth.

Share This Article