Princi Charles planifikon të vizitojë Izraelin dhe Palestinën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Princi Charles do të vizitojë muajin e ardhshëm territoret e Izraelit dhe Palestinës, në emër të qeverisë britanike, deklaroi sot Familja Mbretërore.

“Charles do të marrë pjesë në Forumin Botëror të Holokaustit, në Jeruzalem, me ftesë të presidentit izraelit Reuven Rivlin, më 23 janar, si edhe do të ndërmarrë një sërë angazhimesh të tjera në emër të qeverisë britanike”, deklaroi një zëdhënës i “Clarence House”, rezidenca zyrtare e princit Charles.

Zëdhënësi i presidentit Rivlin deklaroi se presidentët e Rusisë, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Austrisë kanë planifikuar, gjithashtu, të marrin pjesë në ngjarjen përkujtimore të Holokaustit, në 75-vjetorin e çlirimit të kampit të shfarosjes të Aushvic-it.

“Charles, gjithashtu, do të vizitojë territoret e pushtuara palestineze, me ftesë të presidentit palestinez Mahmoud Abbas”, deklaroi “Clarence House”.

Rezidenca zyrtare e princit Charles shtoi se princi, i cili është djali i madh dhe trashëgimtari i mbretëreshës Elizabeth II, e ka vizituar Jeruzalemin në emër të nënës së tij edhe në vitin 2016 dhe 1995. 

Share This Article