Princi Harry dhe Meghan dhurojnë paratë e martesës mbretërore për bamirësi

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Duka dhe dukesha e Sussex kanë kontaktuar së fundmi me një organizatë bamrësie për të ndihmuar me ushqim familjet në nevojë gjatë periudhës së bllokadës së koronavirusit.

Meghan Markle e Princi Harry kanë kërkuar që të ardhurat e martesës së tyre mbretërore prej rreth 90,000 paundë t’i jepen grupit bamirës Feeding Britain, i cili furnizon me ushqim familjet britanike me të ardhura të ulëta që mezin mbushin tryezën e tyre.

Një zëdhënës i çiftit tha se ata ishin impresionuar me punën e organizatës gjatë krizës së koronavirusit. Harry e Meghan, të cilët kanë hequr dorë nga funksionet mbretërore dhe po jetojnë në SHBA, i telefonuan kryepeshkopit të Britanisë, i cili kreu martesën e tyre në vitin 2018 dhe është gjithashtu president i organizatës së bamirësisë në fjalë Feeding Britain.

Ish-mbretërorët u njohën me organizatën kur vizituan supermarketin e tyre të komunitetit në Merseyside, në janar të vitit të shkuar kur Meghan ishte shtatzënë.

“Duka dhe dukesha folën kohët e fundit me kryepeshkopin dhe dëgjuan për punën e bërë nga organizata e tij në mbështetje të njerëzve në nevojë gjatë krizës së Covid-19. Ata ishin të lumtur të siguronin para për të dhuruar për nje kauzë të tillë madhore,” tha zëdhënësi i tyre.

Share This Article