Princi Harry heq dorë nga titujt mbretërorë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Princi Harry dhe gruaja e tij, Meghan nuk do të përdorin më titullin “Sussex Royal” duke filluar nga pranvera, njoftoi zëdhënësja e çiftit, që do të nisë zyrtarisht jetën e re larg familjes mbretërore britanike.

“Duke pasur parasysh rregullat specifike të qeverisë britanike në lidhje me përdorimin e fjalës “royal”, është rënë dakord që organizata e tyre jofitimprurëse, kur të paraqitet këtë pranverë, nuk do të emërohet më Fondacioni Royal Sussex”, tha zëdhënësja.

“Duka dhe Dukesha e Sussex-it nuk kanë në plan ta përdorin titullin “Sussex Royal” në asnjë territor, pas pranverës 2020”, vazhdoi ajo.

Sipas një njoftimi nga Pallati i Buckingham, vendimi i princit dhe gruas së tij për t’u tërhequr do të thotë që ata të heqin dorë nga përdorimi i titullit “Lartësi Mbretërore”.

Share This Article