Duka i Sussex-it do të mbushë 40 vjeç më 15 shtator dhe një dhuratë mbresëlënëse në para e pret atë.
Ndryshe nga vëllai i tij i larguar, Princi William, i cili mori si dhuratë një koncert ceremonial në Westminster Abbey në ditëlindjen historike, Harry do të marrë një pagesë të madhe falë marrëveshjeve të bëra nga stërgjyshja e tij e ndjerë, Mbretëresha Elizabeth, ose siç njihej Nëna Mbretëreshë.
E ndjera Elizabeth II vendosi 90 milionë dollarë në një fond besimi për familjen e saj dhe saktësoi se Harry do të kishte akses në pjesën e tij të trashegimisë kur të mbushte 40 vjeç, si një nga përcaktimet e fondit, raporton Times.
Megjithatë, Harry do të duhet të paguajë tatimin për të ardhurat e tij të ardhshme, shton gazeta.
Babai i dy fëmijëve thuhet se do të marrë një shumë të madhe prej 8.5 milionë dollarësh nga pjesa e tij – që është më shumë se sa është planifikuar të marrë William, raporton Mirror.
Si trashëgimtar i fronit, William nga ana e tij do të përfitojë nga Dukati i Kornuallit i përjashtuar nga taksat – një pronë private që financon aktivitetet e tij publike, bamirëse dhe private.
“William do të përfitojë nga pasuria e madhe e Dukatit të Cornwall-it, një pasuri private që financon aktivitetet publike, bamirëse dhe private të trashëgimtarit të mbretit”, tha një burim për gazetën.
“Si rezultat, Harry ka të ngjarë të marrë pak më shumë se gjysmën e 14 milionë paundë të ndara për vëllezërit.” Shuma e madhe e parave do të jetë një shtesë e mirëpritur për pasurinë neto të Dukës dhe Dukeshës së Sussex-it, Harry dhe Megan, e cila aktualisht përllogaritet në rreth 60 milionë dollarë.