Princi Harry padi botuesve të gazetave për përgjime të dyshuara

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Princi Harry i Britanisë së Madhe, ka paditur dy botues të gazetave britanike në lidhje me përgjime të paligjshme të pretenduara të mesazheve zanore.

Sipas Shoqatës së Shtypit, botuesit në fjalë janë News Group Newspapers (NGN), që zotëron tabloidin “News of the World”, si dhe “Reach plc”.

Një zëdhënëse e gazetës NGN, konfirmoi se pretendimi ishte bërë nga duka i Sussex-it.

Nuk është e qartë kur ka ndodhur përgjimi i supozuar i telefonit.

Në fillim të kësaj jave, Harry shkroi një letër për publikun, duke u ankuar për një fushatë të pamëshirshme kundër gruas së tij, Meghan.

Avokatët e çiftit shpallën një proces gjyqësor kundër gazetës “Daily Mail”.

Meghan ka ngritur padi për një letër personale dërguar babait të saj, pjesë të së cilës pretendohen të jenë botuar dhe komentuar në mënyrë të paligjshme./ATSH/

Share This Article