Princi i Bahrejnit sjell vaksinat e AstraZeneca-s në Everest pa aprovim

albnews
By
1 Min Read

Rregullatori i barnave në Nepal është duke e hetuar se si një princ i Bahrejnit ka qenë në gjendje të sjellë vaksinën anti-COVID në Nepal pa leje, njofton BBC.

Mohamed Hamas Mohamed al-Khalifa arrivi në Nepal të hënën, me afro 2000 doza të vaksinës anti-COVID të AstraZenecas

Për të importuar barna në Nepal duhet një aprovim paraprak.

Ambasada e Bahrejnit i ka thënë mediave nepaleze se ekipi i princit ka dashur të dhurojë vaksinat për fshatarët në Gorkha.

Të premten Thaneshwor Guragain, zëdhënës i kompanisë “Seven Summits Trek”, që ka aranzhuar udhëtimin e princit Al-Khalifa, ka thënë për “Himalayan Times” se pas karantinës shtatëditore, grupi do të udhëtojë në Gorkha.

Atje, ka thënë ai, se është planifikuar të dorëzohen 2000 dozat e vaksinës së Astra-Zenecas kundër COVID-19, për qytetarët.

Share This Article