Princi i Belgjikës infektohet me koronavirus

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Princi i Belgjikës, Joachim është infektuar me koronavirus, meqë ditë më parë mori pjesë në një ndejë në Spanjë.

28-vjeçari raportohet se u infektua me këtë virus në një ndej në Cordroba dhe rrethanat tjera të ngjarjes janë të paqarta.

Mediat belge e konfirmuan lajmin se princi ishte në Spanjë dhe raportohet se ka simptoma të lehta.

Nga pallati thonë se ai kishte udhëtuar drejt Spanjës më 24 maj për arsye profesionale, megjithatë mediet e huaja raportojnë se ai qe sa kohë është në lidhje dashurie me një grua nga Spanja.

Sipas raportimeve në mediat spanjolle, ai ishte në një ndejë me 27 të ftuar, që mund të konsiderohet si shkelje e rregullave të izolimit.

Por në mediet belge raportohet se ishin 10-12 persona në këtë ndejë e që nuk përbën shkelje. Raportohet se të gjithë pjesëmarrësit tani janë në karantinë.

Share This Article