Princi William ka tradhtuar Kate Middleton? Thashethemet në Twitter zbulojnë arsyet

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Interneti është përfshirë nga një valë thashethemesh se ndoshta Princi William ka tradhtuar Kate Middleton.

Hera e fundit që kjo çështje u publikua ishte viti 2019, kur tabloidët britanikë ishin të fiksuar pas një zënke të mundshme që përfshinte Kate, William dhe një mikeshë të familjes të quajtur Rose Hanbury. Sipas thashethemeve, William dhe Rose kishin një lidhje jashtëmartesore.

Por tani llogaria në Instagram @Deuxmoi është rikthyer për të folur për një lidhje të mundshme dhe hashtag-u #princeofpegging është bërë një temë trendi në Twitter.

Ndërsa shpjegojmë se për çfarë bëhet fjalë, është e rëndësishme të mbani mend se thashethemet e ofruara nga llogaria në Instagram janë histori të paverifikuara.

Llogaria anonime në Instagram Deuxmoi ndau mbrëmë historinë “pikante” të një “marrëdhënieje jashtëmartesore të një mbretërori britanik, konkretisht të Princit William”. Sipas tyre është një “sekret i njohur në Londër dhe në mesin e aristokracisë angleze”.

Në një histori në Instagram, të fshirë më vonë, mund të lexohej: “Në një festë të fundit me mediat britanike, më thanë se arsyeja e vërtetë pse ky mbretëror po tradhtonte gruan e tij ishte dashuria e tij për pegging, një praktikë seksuale në të cilën gruaja është shumë e modës së vjetër për t’u angazhuar”.

Në vazhdim mund të lexohet se “gruas nuk i intereson që ka një grua tjetër dhe në fakt preferon që burri i saj t’i plotësojë nevojat e tij seksuale diku tjetër, për sa kohë që ato nuk bëhen emocionale”.

Interes i Twitter është rritur në qiell dhe hashtags si “#PrinceWilliamAffair” dhe “#PrinceofPegging” janë bërë trend në shkallë globale.

Por pavarësisht këtyre zërave kjo histori nuk mbështetet me prova apo deklarata zyrtare.

Share This Article