Princi William ka planifikuar tashmë një nga lëvizjet e tij pasi të trashëgojë fronin nga babai i tij, Mbreti Charles III.
Konkretisht, duket se ai po planifikon t’i heqë vëllait të tij Harryt dhe gruas së tij Meghan titujt mbretërorë.
“Charles mund të jetë dakord me këtë, por William jo. Ai i urren dhe i përçmon Harryn dhe Meghanin me çdo pjesë të trupit të tij, duke besuar se ata kanë tradhtuar gjithçka që përfaqëson familja mbretërore. Ideja që ata ta përdorin statusin e tyre mbretëror si një kartë vizite e tërbon”, tha një ish-punonjës i familjes mbretërore.

Ai dyshohet se po i referohej faktit që Meghan po e përdor titullin e saj për të promovuar markën ‘As Ever’. Pasi ajo dhe Harry u larguan nga familja mbretërore, ata ranë dakord të mos i përdorin titujt e tyre në jetën publike.
Por në një ‘podcast’ të drejtuar nga Jamie Kern Lima u zbulua se Meghan i dërgoi prezantueses një kartolinë ku shkruhej: “Me përshëndetje nga Lartësia e Saj Mbretërore, Dukesha e Sussex”.
Një mik i Princit William thotë se Meghan po shfrytëzon dobësinë e Mbretit Charles në këtë mënyrë.
“Charles e ka humbur plotësisht kontrollin”, tha ai, duke shtuar se ishte “e qartë” që Harry dhe Meghan “kanë çdo qëllim t’ia bëjnë vitet e fundit të jetës të mjerueshme”. /Telegrafi/