Princi William tregon se si Kate Middleton po e kalon periudhën pas kimioterapisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kate Middleton “po ia del mbanë mirë” gjatë rrugëtimit të luftimit të sëmundjes së kancerit, sipas Princit William.

Princi, 42 vjeç, u shpreh disa orë para se të shpalleshin çmimet e ‘Earthshot Prize’ në Cape Town, Afrikën e Jugut duke thënë për Kate:

Ajo po kalon shumë mirë, faleminderit. Shpresoj që të jetë duke më parë sonte.”

Gjatë intervistës, William nuk harroi të përmendte se Middleton ka qenë një mbështetje e madhe për të, pavarësisht problemeve shëndetësore me të cilat i është dashur të përballet.

Princesha Kate, e cila filloi trajtimin e saj ndaj kancerit në shkurt të vitit 2024, përmbylli kimioterapinë në muajin shtator. “Ajo ka qenë e mrekullueshme gjatë gjithë këtij viti. E di se do të jetë shumë e interesuar të shohë suksesin e kësaj nate,” shtoi William me krenari.

Gjatë vitit, princi William nuk ka diskutuar për diagnozën e gruas së tij, megjithëse ka vazhduar të kryejë detyrat e tij publike.

Share This Article