Prindërit hedhin djalin në gjyq sepse nuk u dha një nip

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një çift indian ka hedhur në gjyq djalin e vetëm dhe bashkëshorten e tij, pasi nuk bënë fëmijë edhe pse janë të martuar prej gjashtë vitesh.

Sanjeev and Sadhana Prasad, 61 and 57, nga shteti verior indian, Uttarakhand, thonë se kanë përdorur të gjitha kursimet e tyre për të rritur djalin e vetëm, duke paguar për kursin e pilotit dhe për dasmën ekstravagante.

Tani, ata kërkojnë rreth 650 mijë dollarë si dëmshpërblim, nëse brenda vitit nuk lind asnjë fëmijë. Padia e çuditshme u ngrit zyrtarisht për “shkaktim të shqetësimeve mendore”.

Prasad tha se kishte paguar 65 mijë dollarë për kursin e trajnimit si pilot të djalit të tij në Shtetet e Bashkuara në vitin 2006. Ai u kthye në Indi në vitin 2007 por mbeti pa punë dhe familja duhet ta mbështeste financiarisht për më shumë se dy vite.

35-vjeçari Shrey Sagar më pas arriti të punësohej si pilot. Prindërit thonë se organizuan martesën e tij me shkuesi me Shubhangi Sinha, në vitin 2016, me shpresën se do të kishin një nip për të luajtur gjatë kohës së pensionit. Prindërit thonë se kanë paguar 80 mijë dollarë për ceremoninë e dasmës dhe muajin e mjaltit.

Share This Article