Prishja e Teatrit, deputeti i CDU: A kishin të drejtë ata që votuan kundër negociatave për Shqipërinë?

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Deputeti i CDU-së Johann Wadephul ka bërë një deklaratë të fortë dhe një ‘shuplakë’ të drejtpërdrejtë ndaj qeverisë, duke thënë se kur pa lajmin për prishjen e Teatrit Kombëtar, u ndje i zhgënjyer dhe i mërzitur.

Përmes një reagimi në rrjetin social, deputeti gjerman ngre pyetjen, nëse kishin të drejtë kolegët e tij evropianë, kur i thanë JO hapjes së negociatave Shqipëri-BE.

“Si një mbështetës i fortë i negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, shkatërrimi i Teatrit Kombëtar më zhgënjeu dhe mërziti.  A kishin të drejtë kundërshtarët e mi kur refuzuan t’i japin ‘po’ Shqipërisë për hapjen e negociatave?”

Share This Article