Prishtina barazon me kazakët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kampionia në fuqi e Kosovës në futboll, Prishtina ka barazuar në miqësoren e dytë të zhvilluar në Antalia të Turqisë, ku po e kryen fazën përgatitore para fillimit të stinorit pranveror. Të mërkurën, Prishtina ka luajtur 2:2 kundër ekipit nga Kazakistani, Atyrau që garon në elitë.

Prishtina e mbylli në avantazh pjesën e parë (2:1), por deri në fund të ndeshjes, ekipi kazak arriti ta barazojë rezultatin. Golat për Prishtinën në këtë takim, i realizuan Adilbek Zhumakhanov (32’) që shënoi autogol dhe Lorik Boshnjaku (43’).

Për Prishtinën, kjo është miqësorja e dytë në Antalia pasi të parën e humbi me rezultatin e thellë 4:0 nga Chernomorets Odesa e Ukrainës.

Share This Article