Prishtina dy minuta në errësirë në kujtim të të pagjeturve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka thënë se i janë bashkuar thirrjes për fikjen e dritave për dy minuta në shenjë solidarizimi me familjarët e personave të pagjetur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ai në Facebook ka postuar një video me pamje nga Prishtina.

“Edhe ne iu bashkëngjitëm fikjes së dritave për të shënuar ditën kombëtare të personave të pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë”, ka shkruar Ahmeti.

Gjatë ditës, Ambasada amerikane në Prishtinë, me rastin e Ditës së të Pagjeturve, u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i fikin dritat për dy minuta sonte në ora 20:00, për të shprehur solidaritetin me personat e pagjetur.

Në Kosovë, edhe 21 vjet pas përfundimit të luftës nuk dihet asgjë për fatin e 1641 personave.

Share This Article