Prishtina nuk licencohet për garat evropiane

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Klubi i futbollit Prishtina nuk ka arritur të licencohet për garat evropiane për edicionin 2021-22.

Prishtina ka bërë të ditur se arsyet janë për shkak të gjendjes financiare, njofton kk.

 “Klubi “bardhekaltër” në muajt e fundit është përballur me probleme financiare, fakte të cilat nuk i ka fshehur për opinionin e për këtë arsye disa ish-futbollistë kanë kërkuar përmes Federatës së Futbollit të Kosovës të kryhen obligimet financiare ndaj tyre”, thuhet në njoftimin e tyre.

“FC Prishtina ka kërkuar nga FFK-ja që të shtyhet afati për licencim në mënyrë që të plotësohen kërkesat ndaj futbollistëve, mirëpo FFK-ja nuk ka pranuar dhe në këtë mënyrë, klubi nuk ka arritur të licencohet për garat evropiane, edhe pse në këtë edicion nuk kemi arritur që për herë të parë të sigurojmë ‘biletë’ për Evropë”.

Share This Article