ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ekstradohet nga Kroacia 55-vjeçari i akuzuar për kontrabandë dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale 24 seconds ago
Menaxhimi i mbetjeve në Tiranë, ministri Jaupaj: Fokusi, riciklimi dhe diferencimi në burim 2 minutes ago
Kushtetuesja shqyrton më 17 dhjetor ankimimin e Berishës, kryedemokrati: Në të gjitha hetimet e mia, janë dhënë vendime politike 4 minutes ago
Vrasja e Ilaria Sulës/ Nëna e autorit dënohet me dy vite burg, prindërit e studentes shqiptare: 5 minuta gjyq, nuk është drejtësi! 6 minutes ago
Adoleshentët shqiptarë “dembelë” ushqehen mirë, por 75% bëjnë jetë sedentare 8 minutes ago
Next
Prev
Home Bota

‘Priten çmimet më të larta të karburantit’/ Ekspertët analizojnë pasojat e luftës në Ukrainë

albnews by albnews
23 February, 2022
in Bota, Technologji
0
‘Priten çmimet më të larta të karburantit’/ Ekspertët analizojnë pasojat e luftës në Ukrainë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ndërsa Rusia zhvendos trupat në rajonin e Donbasit në Ukrainë, ekspertët paralajmërojnë se perspektiva e shpërthimit të një lufte në Evropë, e kombinuar me sanksione të rënda ekonomike ndaj Rusisë, ka të ngjarë të shkaktojë paqëndrueshmëri në tregun e energjisë, që mund të përkthehet ndoshta në kosto shumë më të larta për benzinën dhe gazit natyror.

RelatedPosts

Adoleshentët shqiptarë “dembelë” ushqehen mirë, por 75% bëjnë jetë sedentare

‘The Guardian’: Evropa po humbet me shpejtësi ujin e ëmbël

Trump-it i soset durimi, i jep ultimatum Maduros: Largohu menjëherë nga Venezuela, merr dhe bashkëshorten  

Duke qënë se Rusia është një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të naftës dhe gazit natyror, ndërprerjet në prodhimin e saj, qoftë si pasojë e paqëllimshme e veprimeve ushtarake ose si përgjigje ndaj sanksioneve ndërkombëtare, mund të kenë një efekt të thellë në çmimet e energjisë.

Çmimet globale të naftës janë jashtëzakonisht të ndjeshme ndaj ndërprerjeve të furnizimit, thotë Ed Hirs, hulumtues i çështjeve të energjisë në Universitetin e Hjustonit.

“Rusia eksporton rreth katër milionë e gjysmë fuçi nafte në ditë, në një treg global me afërsisht 100 milionë fuçi në ditë”, tha zoti Hirs për Zërin e Amerikës. “Nëse një milion fuçi lihen mënjanë, qoftë për përpjekjet e luftës ose për shkak se sanksionet ndërpresim furnizimin, apo nëse ndodh një katastrofë në fushat e naftës ruse ndërsa lufta përparon … ne do të presim që çmimet e naftës të rriten me 20 deri në 25 për qind. Kjo do të thotë se çmimi me pakicë i benzinës do të rritet me 50 deri në 75 cent për gallon (16-25 cent për litër)”.

Sanksionet e vendosura ndaj Rusisë

Ndërsa tensionet janë rritur në Ukrainë gjatë muajve të fundit, çmimet e naftës, në veçanti, i janë përgjigjur kësaj pasigurie të shtuar duke u rritur ndjeshëm. Të martën, çmimi i naftës së papërpunuar ishte mbi 96 dollarë për fuçi, nga nën 70 dollarë për fuçi në fillim të dhjetorit.

Të hënën dhe të martën, drejtuesit politikë në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë filluan të shpallin një listë të masave ndëshkuese që po vendoseshin kundër Rusisë. Shumica e sanksioneve kanë në shënjestër bankat dhe oligarkët rusë dhe nuk ishin një lëvizje e drejtpërdrejtë kundër sektorit energjetik të Rusisë.

Përjashtim përbënte njoftimi i kancelarit gjerman Olaf Scholz se qeveria gjermane nuk do të lejonte hapjen e gazsjellësit të debatueshëm Nord Stream 2, i cili do të transportonte gaz natyror direkt nga Rusia në Gjermani përmes Detit Baltik.

Duke qenë se gazsjellësi nuk ka qenë kurrë funksional, ky njoftim nuk kishte asnjë efekt në furnizimet aktuale të energjisë. Megjithatë, një zyrtar i lartë i administratës përshëndeti të martën vendimin për të pezulluar miratimin e gazsjellësit si një hap të rëndësishëm në thyerjen e varësisë së Evropës nga Rusia për gaz natyror dhe tha se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të rrisin dërgesat e gazit natyror të lëngshëm në Evropë për të kompensuar për çdo humbje të furnizimit nga Rusia.

Biden trajton çmimet e karburantit

Gjatë shpalljes së sanksioneve amerikane ndaj Rusisë, presidenti Joe Biden paralajmëroi të martën se ato do të kishin pasoja për amerikanët në formën e çmimeve më të larta të karburantit. “Mbrojtja e lirisë do të ketë një kosto edhe për ne, këtu në vend”, tha ai. “Duhet të jemi të sinqertë për këtë.”

Presidenti tha se administrata e tij do të “ndërmerrte veprime të fuqishme për të siguruar që pasojat e sanksioneve të ndjehen tek ekonomia ruse, jo tek e jona”. Ai premtoi se do të udhëheqë një përpjekje të koordinuar që përfshin prodhuesit kryesorë të naftës që do të “zbutnin” ndikimin e ndërprerjeve të furnizimit në çmimet e karburantit.

“Dua të kufizoj dhimbjen që populli amerikan po ndjen në pikat e karburantit,” tha ai. “Kjo është shumë e rëndësishme për mua.”

Tregjet tashmë të stresuara

Si rezultat i pandemisë së koronavirusit, tregjet e energjisë ishin bërë të ndjeshme, edhe para se Rusia të fillonte të grumbullonte trupa në kufirin e Ukrainës vitin e kaluar.

Në fazat e hershme të pandemisë, kërkesa globale për naftë dhe gaz ra me shpejtësi pasi bllokimet i penguan njerëzit të lëviznin me makina dhe të përdornin transportin publik. Në një moment në prill të vitit 2020, pati një tepricë të tillë të ofertës saqë çmimi i naftës ra në territor negativ, që do të thotë se prodhuesit duhej të paguanin blerësit për të hequr furnizimin nga duart e tyre.

Pasojë e kësaj situate ishte një rënie e madhe e prodhimit, pasi shumë operacione nxjerrjeje me kosto të lartë u bënë ekonomikisht të paqëndrueshme dhe u ndërprenë.

Sipas Gregory Upton, profesor në Qendrën për Studimet e Energjisë të Universitetit Shtetëror të Luizianës, kërkesa për karburant tashmë është rikthyer. Megjithatë, zoti Upton i tha Zërit të Amerikës, se prodhimi i naftës mbetet pak më poshtë niveleve para pandemisë, gjë që ka shtuar presionin për rritjen e çmimeve.

Tregjet do të ekuilibrohen

Profesori Gregory Upton i tha Zërit të Amerikës se nëse furnizimet me naftë dhe gaz nga Rusia kufizohen ndjeshëm si rezultat i luftës në Ukrainë, kjo do të inkurajonte prodhuesit e naftës të riaktivizonin disa nga objektet e prodhimit që u mbyllën gjatë pandemisë.

“Nëse vendosen sanksione ndaj naftës dhe/ose gazit natyror rus, dhe kjo ul furnizimin në tregun global, kjo do të ushtrojë presionin për rritje të çmimeve,” tha zoti Upton. “Tregjet do të përgjigjen. Presioni në rritje mbi çmimet do t’i nxisë kompanitë të shpojnë më shumë puse … dhe kjo do ta kthejë tregun në ekuilibër.”

Kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë ndërprerje, disa potencialisht të rëndësishme, në një periudhë afat-shkurtër. Por, që nga e marta, zoti Upton tha se tregjet vazhduan të parashikojnë se, në një periudhë afat-mesme, çmimet e naftës do të bien.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ekstradohet nga Kroacia 55-vjeçari i akuzuar për kontrabandë dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale

Ekstradohet nga Kroacia 55-vjeçari i akuzuar për kontrabandë dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale

1 December, 2025
Menaxhimi i mbetjeve në Tiranë, ministri Jaupaj: Fokusi, riciklimi dhe diferencimi në burim

Menaxhimi i mbetjeve në Tiranë, ministri Jaupaj: Fokusi, riciklimi dhe diferencimi në burim

1 December, 2025
Kushtetuesja shqyrton më 17 dhjetor ankimimin e Berishës, kryedemokrati: Në të gjitha hetimet e mia, janë dhënë vendime politike

Kushtetuesja shqyrton më 17 dhjetor ankimimin e Berishës, kryedemokrati: Në të gjitha hetimet e mia, janë dhënë vendime politike

1 December, 2025
Vrasja e Ilaria Sulës/ Nëna e autorit dënohet me dy vite burg, prindërit e studentes shqiptare: 5 minuta gjyq, nuk është drejtësi!

Vrasja e Ilaria Sulës/ Nëna e autorit dënohet me dy vite burg, prindërit e studentes shqiptare: 5 minuta gjyq, nuk është drejtësi!

1 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result