Pritet marrëveshje historike mes ShBA-së e talibanëve

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara dhe përfaqësuesit e talibanëve do të takohen të shtunën në Katar për ta marrë atë që do të mund të ishte hapi më i madh deri më tash drejt përfundimit të luftës në Afganistan.

Më shumë se 18 vjet pas vendimit të ish-presidentit amerikan, George Bush, për bombardimin dhe pushtimin e Afganistanit pas sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001, tashmë janë krijuar kushtet për një marrëveshje që do të mund ta sillte tërheqjen e trupave amerikane dhe nënshkrimin e paktit të paqes mes talibanëve dhe qeverisë së përkrahur nga Perëndimi.

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha të premten se do ta dërgojë sekretarin e shtetit, Mike Pompeo, për ta mbikëqyrur nënshkrimin e marrëveshjes me talibanët, shkruan “Free Europe.

Nënshkrimi i mundshëm i marrëveshjes të shtunën do të vinte vetëm një javë pasi forcat amerikane dhe talibanët u zotuan paraprakisht për zvogëlimin e dhunës.

Sipas planit të tanishëm, Shtetet e Bashkuara do ta zvogëlonin numrin e ushtarëve nga 13 mijë në 8 mijë e 600. Në anën tjetër, talibanët janë zotuar se nuk do t’i lejojnë ekstremistët që të kryejnë sulme ndaj forcave amerikane.

Që nga viti 2001, rreth 2400 ushtarë amerikanë e dhjetëra mijëra civilë, ushtarë afganë e militantë talibanë janë vrarë në njërën nga luftërat më të gjata dhe më të përgjakshme në historinë e Lindjes së Mesme.

Share This Article