Pritet vetëm prezantimi, Armando Broja kalon testet mjekësore te Burnley

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Armando Broja vendosi. E ardhmja e tij do mbetet në Premier League dhe konkretisht te skuadra e Burnley. Chelsea ka pranuar që ta largojë sulmuesin e Kombëtares në mënyrë përfundimtare për vlerën e 23 milionë eurove, ndërsa ‘Sky Sports’ bën me dije se 23-vjeçari ka kaluar edhe testet mjekësore.

Tanimë mbeten disa detaje për t’u përcaktuar, në mënyrë që Broja të bashkohet me klubin e ri në kërkim të përvojave të reja. I shoqëruar nga disa dëmtime, Broja nuk mundi të tregonte asgjë nga cilësitë e tij në huazimet te Fulham dhe Everton.

Megjithatë, Burnley beson te aftësitë e të riut shqiptar dhe investimi shihet me vlerë për të ardhmen. Kontrata e firmosur pritet të jetë të paktën për katër vite

Share This Article