Pritje deri në tre orë në Merdare

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pritjet e mërgimtarëve kanë vazhduar edhe këtë të hënë, këta thonë se kolonat po u shkaktojnë lodhje.

Rreth një kilometër ishte kolona e makinave në pikën kufitare në Merdare këtë të hënë.

Mërgimtarët të cilët kanë përfunduar pushimet në Kosovë, për të dalë nga këtu po detyrohen të presin me orë të tëra.

E kjo pritje ka shkaktuar pak lodhje tek ta, e si pasojë e kësaj shumë nga ta ndërronin pozitën e shoferit.

Kësioj veproi edhe Mifail Limaj që vjen nga fshati Banjë i Malishevës.

Ky thotë që me pritje të gjata do të shoqërohen gjatë gjithë udhëtimit, por që nuk kanë pritesë pasi që kthehen nga vendlindja.

Njësoj si Limaj mendon edhe një bashkëatdhetari tjetër, i cili ka marr rrugë për në Gjermani.https://video.gjirafa.com/embed/pritje-deri-ne-tre-ore-e-mergimtareve-ne-merdare?autoplay=true&am=true

Shumë nga ta shprehen se më shumë lodhje u shkakton pritja dhe kolonat, se sa rruga në tërësi që bëjnë.

Por, mbi të gjitha këto më me rëndësi për ta është koha e mirë që kanë kaluar në Kosovë.

Megjithatë për dikë këto pritje janë normale duke krahasuar me vendet tjera ne Europë.

Por, pavarësisht të gjitha këtyre, bashkëatdhetarët nuk shohin pengesë ardhjen e tyre në vendlindje.

Nga Policia e Kosovës kanë thënë që këto pritje janë për kontrolle të ndryshme, ndërsa nuk kanë pasur probleme gjatë ditës.

Share This Article