Pritje e gjatë në Merdare

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pritje me orë të tera janë duke përjetuar mërgimtarët tanë që po e lënë Kosovën, pas përfundimit të festave të fundvitit.

Siç raporton Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, në pikën doganore në Merdare, pritjet shkojnë deri në 250 minuta, ndërsa kolona është e gjatë 1.5 km.

Pritje me orë të tera janë duke përjetuar mërgimtarët edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë. Aty mërgimtarët detyrohen të presin deri në 180 minuta, kurse kolona e automjeteve është e gjatë 1 km.

Edhe në pikën kufitare Muçibabë, në mbrëmjen e sotme për ta lëshuar Kosovën duhet të pritet 90 minuta. Në Jarinje duhet të pritet 70 minuta, kurse në Mutivodë 30 minuta.

Autoritetet e Kosovës për shkaktimin e kësaj situate kanë fajësuar vazhdimisht autoritetet e Serbisë, të cilët qëllimisht e neglizhojnë punën në pikat kufitare, duke mos e rritur numrin e personalit në kohën kur ka fluks të madh të udhëtarëve.

Share This Article