Pritje e veçantë për tifozët anglezë në Prishtinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK) dhe grupin zyrtar të tifozëve të Kombëtares së Kosovës, “Dardanët”, kanë përgatitur një program të veçantë me shumë aktivitete për tifozët vizitorë nga Anglia.

Komuna e Prishtinës njoftoi në Facebook se tifozët anglezë do të mirëpritën në amfiteatrin e qytetit me muzikë, ushqim dhe dashuri, para ndeshjes mes Kosovës dhe Anglisë në stadiumin Fadil Vokrri.

“Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me tifo-grupin Dardanet dhe FFK, ka organizuar mikpritjen e tifozëve anglez në amfiteatrin e qytetit të Prishtinës me aktivitete muzikore, pije, ushqim dhe shume dashuri”, thuhet në njoftimin e komunës.

“Po ashtu, ne pamundësi që shumica prej nesh të përcjell ndeshjen në stadiumin e qytetit “Fadil Vokrri”, përveç aktiviteteve muzikore, pijeve dhe ushqimit, do të transmetohet ndeshja në mes të Kosovës dhe Anglisë”, thuhet tutje në njoftim.

Aktivitetet do të fillojnë nga ora 12:00 dhe do të vazhdojnë deri në ora 20:00.

Share This Article