Pritje madhështore për Balen në Amerikë, Los Angeles e fiton derbin lokal ndaj Galaxy

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gareth Bale ditë më parë ka kompletuar transferimin tek skuadra e njohur amerikane Los Angeles FC.

Megjithatë vetëm mbrëmë sulmuesi uellsian ka arritur në Amerikë ku edhe është njoftuar me shokët e rinj të skuadrës, stadiumin dhe me tifozët.

Bale ka arritur në stadium në ditën kur po zhvillohej derbi i qytetit, derisa Los Angeles FC ka marrë një fitore të madhe në derbin lokal 3-2 ndaj LA Galaxy.

Jose Cifuentes shënoi dy gola derisa kolumbiani Cristian Arango ka realizuar një tjetër në këtë fitore të madhe të Los Angeles.

Klubi amerikan ka publikuar videot nga pritja që i është bërë uellsianit fillimisht nga drejtuesit e klubit e pastaj edhe nga tifozët në dhomat e zhveshjes.

Bale doli edhe në stadium para fillimit të ndeshjes ku pati një pritje madhështore nga tifozët.

Debutimi i uellsianit me fanellën e Los Angeles pritet të bëhet javën e ardhshme në udhëtim te Nashville FC.

Share This Article