ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Urrejtja dhe racizmi nuk mund të na ndajnë”, thotë Kryepeshkopja e parë e Canterbury-t, Sarah Mullally. 2 hours ago
Titujt e gazetave ne UK 3 hours ago
Protestat pro-palestineze ‘jo-britanike’ pas sulmit në Mançester, thotë Mahmood 3 hours ago
Një nga viktimat e vrarë u qëllua nga të shtënat e policisë ndërsa ata qëllonin sulmuesin – shefi i policisë 3 hours ago
Historiani gjerman përdor inteligjencën artificiale për të zbuluar foton më famëkeqe të Holokaustit 3 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Pro dhe kundër draft-statutit për Asociacionin të propozuar nga Rama

albnews by albnews
8 June, 2023
in Albania, Kosova
0
Pro dhe kundër draft-statutit për Asociacionin të propozuar nga Rama
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Partitë në pushtet dhe opozitë në Kosovë kanë shprehur qëndrime të ndryshme sa i përket draft-statutit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, të propozuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet, Mimoza Kusari-Lila, tha se Kosova “nuk ka nevojë për shpëtimtar në formën e ofrimit të një draft-statuti”.

RelatedPosts

“Ndoshta e priste FBI në aeroport”- Berisha për mungesën e Ramës në OKB: I anuloi të gjitha përgatitjet që kishte bërë për në SHBA

“Burri yt ishte vrasës me pagesë”- Plaurent Dervishaj ‘përplaset’ me gruan e ‘Manecit’: Ka dhunuar dy gazetarë

Rikthehet në krye të KFOR-it në Kosovë gjeneralmajori turk

“Ne kemi nevojë për elaborim dhe pronësi të parimeve të cilat do të jenë në fokus me funksionimin e shtetit, me të drejtat e komuniteteve në Kosovë dhe natyrisht me pronësi dhe qartësi për të ardhmen e vendit tonë”, tha Kusari-Lila.

Ajo theksoi se nisma e Ramës ndoshta është me qëllim të mirë, “por mund të shkojë keq”, duke shtuar se këtë dokument ajo nuk e ka parë.

Më herët gjatë 8 qershorit, përmes një konference për media, Rama bëri të ditur se dje ua ka përcjellë një draft për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë presidentit të Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz.

“Jam këtu për t’ju bërë të ditur një fakt të panjohur më parë. Dje ua kam përcjellë Scholzit dhe Macronit një draft të Asociacionit, për të cilin e kam vënë në dijeni edhe Charles Michel dhe palën amerikane”, tha Rama gjatë konferencës.

Rama tha se dokumenti është konfidencial, por u shpreh i bindur se është “një dokument i nivelit më të lartë ndërkombëtar që merr në konsideratë të gjitha arsyet për krijimin e Asociacionit dhe që Asociacioni është pjesë e organizimit të jetës për Kosovën”.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga partia më e madhe opozitare, Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, tha se e ka parë draft-statutin e Ramës, por që dokumentin nuk e ka siguruar nga kryeministri shqiptar.

“Mendoj që iniciativa e Ramës duhet të ketë mbështetje në Kosovë. Mendoj që është hap i duhur, i drejtë dhe i domosdoshëm që Shqipëria ka dalë me një propozim të tillë”, tha ai.

Hoxhaj tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, veçse e ka pranuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe, me Marrëveshjen drejt normalizimit të raporteve që Kosova dhe Serbia kanë arritur më herët gjatë këtij viti.

Ndërkaq, shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, tha se Qeveria e Kosovës është institucioni kompetent për të bërë propozim për statutin e Asociacionit.

“Është vetëm Qeveria e Kosovës, askush tjetër, asnjë qeveri e ndonjë vendi tjetër”, u shpreh Gashi.

Besnik Tahiri, shef i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kërkoi që nisma e Ramës të mos paragjykohet. Ai megjithatë tha se këtë draft-statut nuk e ka parë.

“Qëndrimi ynë është shumë i thjesht. E para, në parim diçka që vjen prej presidentit shqiptar – ai ka pasur një deklarim për gjendjen në veri – diçka që vjen prej shtetit amë jodomosdo duhet të gjykohet keq. Në anën tjetër, detyrat e Qeverisë janë detyra të vendit të cilat pa asnjë dyshim duhet t’i ushtrojë Qeveria, e Qeveria jonë nuk po i ushtron. Ajo që del në pah prej kësaj situate është se ekziston një moskomunikim dhe raportet e komunikimit mes Shqipërisë dhe Kosovës janë në pikën e fundit”, tha ai.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin qysh në vitin 2013 në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Por, me gjithë thirrjet e vazhdueshme të komunitetit ndërkombëtar për ta zbatuar atë, Kosova vazhdimisht ka refuzuar me arsyetimin se kompetencat e gjera të Asociacionit do ta kërcënonin funksionalitetin e brendshëm të shtetit.

Po ashtu, më 27 shkurt në Bruksel, Kosova dhe Serbia arritën Marrëveshjen drejt normalizimit të raporteve, dhe më 18 mars në Ohër u pajtuan për Aneksin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje. Neni 7 i kësaj marrëveshjeje kërkon që palët të sigurojnë “një nivel të përshtatshëm të vetëmenaxhimit të komunitetit serb në Kosovë”. Ndërkaq, në nenin 10 palët janë zotuar se do të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut, përfshirë atë për Asociacionin.

Qeveria e Kosovës ka thënë se për të krijuar një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb, do të shtyjë përpara një model kroat për pakicat kombëtare./REL

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Urrejtja dhe racizmi nuk mund të na ndajnë”, thotë Kryepeshkopja e parë e Canterbury-t, Sarah Mullally.

“Urrejtja dhe racizmi nuk mund të na ndajnë”, thotë Kryepeshkopja e parë e Canterbury-t, Sarah Mullally.

3 October, 2025
Titujt e gazetave: ‘Starmer përballet me Farage’ dhe ‘Kufiri i përfitimeve për dy fëmijë do të hiqet’

Titujt e gazetave ne UK

3 October, 2025
Protestat pro-palestineze ‘jo-britanike’ pas sulmit në Mançester, thotë Mahmood

Protestat pro-palestineze ‘jo-britanike’ pas sulmit në Mançester, thotë Mahmood

3 October, 2025
Një nga viktimat e vrarë u qëllua nga të shtënat e policisë ndërsa ata qëllonin sulmuesin – shefi i policisë

Një nga viktimat e vrarë u qëllua nga të shtënat e policisë ndërsa ata qëllonin sulmuesin – shefi i policisë

3 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result