“Problematiku” i Durrësit, ky është shoferi i aksidentit ku vdiqën dy vajzat

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dy pasagjeret, 26-vjeçarja Silva Gjergji nga Rubiku dhe një vajzë tjetër ende e paidentifikuar, humbën jetën, ndërsa drejtuesi i mjetit Arbër Tivari, 26 vjeç, mbeti i plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës.

Ky është bilanci i aksidentit tragjik të regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën Durrës-Tiranë.

Makina me të cilin të rinjtë po udhëtonin drejt Tiranës është përplasur me bordurën dhe është shkatërruar totalisht. Dyshohet se shkaku i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë, por nuk përjashtohet as ndonjë rrethanë e pazakontë në rrugë që e ka detyruar shoferin të devijojë dhe të humbasë kontrollin mbi drejtimin e mjetit.

Arbër Tivari njihej si person problematik në Durrës.

Në mars të vitit 2021 ai u qëllua me armë zjarri në dorë nga Alket Buçpapaj i cili po ashtu njihej si person problematik për drejtësinë. Tivari ishte arrestuar edhe më herët për shpërndarje lëndësh narkotike dhe vjedhje.

Ndërsa pas kontrollit që policia kreu në banesën e tij pasi mbeti i plagosur, Arbër Tivarit iu gjetën municione luftarake, për të cilat u vu nën masën e arrestit.

Share This Article