Probleme në regjistrimin për të votuar nga diaspora/ KQZ ende asnje udhëzim për detajet e regjistrimit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sot ka nisur afati tre ditor për emigrantët shqiptarë për t’u regjistruar dhe për të pasur mundësinë të votojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Faqja zyrtare kqz.gov.al ka hapur seksionin për regjistrimin e diasporës, ku çdo emigrant që ka të drejtën për të votuar duhet të regjistrohet ‘online’, në mënyrë që të marrë pjesë në procesin zgjedhor të ardhshëm në vend.

Megjithatë, duket se sistemi nuk është shumë efikas dhe ka pasur probleme gjatë regjistrimit. Disa emigrantë kanë shprehur shqetësime në adresën e VNA, duke thënë se faqja nuk i lejon të hapin llogaritë. Problemet janë shfaqur gjithashtu gjatë verifikimit të fotos, ku për pasojë është e nevojshme të kthehesh në opsione për të ngarkuar pasaportën dhe për të nisur sërish procedurën nga e para. Një shqetësim tjetër është fakti që KQZ nuk ka publikuar një video me detaje mbi mënyrën e regjistrimit.

Share This Article