Probleme të mëdha për Chelsean, sanksionet shkaktojnë kaos në…

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mbretëria e Bashkuar i vendos sanksione pronarit të Chelsea, Roman Abramovich duke i ngrirë gjitha pasuritë e tij, duke përfshirë edhe Chelsea.

Pas vendimeve që mori Mbretëria e Bashkuar në lidhje me pronarin e Chelseat, ekipi i Premier Ligës do hasin në disa probleme.

‘Londinezët’ nuk do jenë në gjendje t`u shesin bileta tifozëve që nuk kanë karta sezoni.

Problemin më të madh do ta kenë pasi nuk do mund të nënshkruajnë me asnjë lojtarë në afatin kalimtar të verës, transmeton lajmi.net.

Gjithashtu do të mbyllet dyqani i ekipit, pasi janë pezulluar shitjet e mallit.

Lojtarëve që u skadon kontrata në këtë verë nuk do mund t`i ofrojnë kontratë të re, ata do jenë lojtarë të lirë në merkaton e verës.

Abramovich mori pronësinë e Chelseat në vitin 2003. Ai ka fituar 21 trofe, përfshirë pesë tituj të Premier Ligës dhe dy Liga të Kampionëve.

Share This Article